Monday 19 August 2013

Historia e Ademit a.s.


Allahu i Lartesuar thote ne Kur`an:” (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj)në tokë një zëvendës!” Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!” 31. E Ai(Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?” 32. (Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!” 33. (Zoti) Tha: “O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë”. 34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar. 35. E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj). 36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. 37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit. 38. Ne u thamë: “Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t’u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. 39. E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë. (El-Bekare 30-39)
I Lartesuari gjithashtu thote:”Rasti i Isait te Allahu,eshte njesoj si rasti i Ademit, e ka krijuar nga dheu e i ka thene:”Behu!”-dhe ai u be.”(Ali Imran:59)
Allahu I Lartesuar thote:” O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.(En-Nisa:1)
I Lartesuari gjithashtu thote:” O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.  (El-Huxhurat:13)
Allahu thote:” Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t’u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep një (fëmijë) të mirë (pa të meta), ne do të jemi falënderues ndaj Teje”. (El-Araf :189)
Ne nje vend tjeter Allahu thote ne Kur`an:” Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde. 12. (All-llahu)Tha: “Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” 13. (All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i poshtëruar”. 14. (Iblisi) Tha: “Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!” 15. (All-llahu) Tha: “Ti je i afatizuar!” 16. (Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, 17. Mandej do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!” 18. (All-llahu) Tha: “Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju. 19. (Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj). 20. Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve. 21. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju. 22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë(duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!” 23. Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” 24. (All-llahu) Tha: “Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë. 25. Tha: “Në të (në tokë) do të jetoni(do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni). (El-Araf :11-25)
Allahu thote:” 26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun). 27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë. 28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. 29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. 30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde. 31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde? 32. Ai tha: “O Iblis, ç’është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?” 33. Ai tha: “Nuk është për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë”. 34. (All-llahu) tha: “Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!” 35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”. 36. (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!” 37. (Zoti) Tha“Ti je prej të afatizuarve, 38. deri në kohën e ditës së caktuar”. 39. (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë!” 40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë. 41. (Madhëria e Tij) Tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”. 42. Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. 43. E s’ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre. 44. Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë. (El Hixher:26-44)
Allahu thote:” Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?” 62. (Mandej vazhdoi e) Tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice”. 63. (Zoti) Tha: “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë”. 64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. 65. Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata). (Isra: 61-65)
I Lartemadherishmi,po ashtu thote:” (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve! (El-Kefh:50)
Me  pas Allahu thote:” Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri. 116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”. 117. E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”. 118. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur. 119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë. 120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” 121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. 122. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur). 123. Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. 124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. 125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” 126. Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. (Ta-Ha:115-126)
Allahu thote:” Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një kumtesë e madhe!” 68. Të cilës ju ia ktheni shpinën. 69. Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit). 70. Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes! 71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga balta, 72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)”. 73. Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën, 74. përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve. 75. (Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?” 76. Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” 77. (Zoti) Tha: “Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar. 78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!” 79. Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!” 80. (Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarve, 81. deri në kohën e ditës së caktuar!” 82. Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, 83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” 84. (Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën: 85. Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!” 86. Thuaj(Muhammed): “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime”. 87. Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët. 88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij. (Sad:67-88)
Kjo eshte e tere ajo qe , ne vende te ndryshme ne Kur`anin thuhet per kete ngjarje e te tere.Per historin e  Ademin a.s.

Thursday 8 August 2013

Amerikanja me shami, studentja e dalluar e Universitetit te Kalifornise


Universiteti i Kalifornisë caktoi një vajzë myslimane amerikane si anëtare të bordit të studentëve qeverisës. Kjo lëvizje është kundërshtuar nga grupet çifute që kundërshtuan aktivizmin e saj pro-palestinez.
Sadia Saifuddin, një 21-vjeçare, studente e shkëlqyer e Universitetit prestigjioz të Kalifornisë në Berkeley, do të bëhet anëtarja e parë muslimane e bordit 26-anëtarësh, për një afat njëvjeçar.

Grupet çifute kundërshtuan fuqimisht nominimin e saj, duke përmendur aktivitetet e saj pro - palestineze. Por megjithate Saifuddin triumfoi në kauzën e saj.
"Unë jam shumë e bekuar dhe shumë e ngazëllyer për këtë pozicion", tha Saifuddin pas votimit. Ajo mbante shaminë islame, përderisa qendronte e lumtur përkrah turmës që i duartroktsite për triumfin.
Në fjalimin e saj të pranimit, Saifuddin tha se ajo shpresonte të bëjë sistemin universitar të kapshëm për nxënësit.
Mbështetësit e Saifuddin thanë se ajo ishte një studente shembullor e cila kujdesej për studentët e të gjitha besimeve dhe ka punuar për të qenë Senatore në Shoqatën e Studentëve të Universitetit të Kalifornisë.

Monday 5 August 2013

KRONIKA-TV BUJANOCI MEVLUDI NE XHAMINE E RE NE TERNOC

Ronaldo: Kur’anin e vendosa ne vendin me te veçante te shtepise


Një kompani arabe, njëra ndër kryesoret në telekomunikacion, ia ka bërë Cristiano Ronaldos si dhuratë Librin e Shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.
Kjo kompani e ka futur Kur’anin në një kuti të veçantë, të qëndisur me ar. Dhe, ylli portugez e ruan me kujdes këtë dhuratë.
“Kur’anin e Shenjtë e kam vendosur në vendin më të veçantë të shtëpisë”, ka thënë futbollisti i Real Madridit.

Së fundmi, ylli portugez nuk kishte pranuar ta shkëmbente fanellën me lojtarët izraelitë, gjatë ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2014, për shkak të armiqësisë dhe luftës që zhvillojnë izraelitët me palestinezët.

Saturday 3 August 2013

Urime Nata e Kadrit!!♥:)

Lojtari musliman, nuk ua jep dorën izraelitëve

Mediat izraelite janë irrituar tej mase me gjestin e yllit të Baselit, Mohamed Salah. Lojtari egjiptian refuzoi që para ndeshjes mes Baselit dhe Macabi Tel Avivit ti jap dorën lojtarëve izraelit.
Salah u bë kinse nuk po bëhej rehat me këpucën e tij duke refuzuar që të shtrëngoi duartë me kundërshtarët. Vetë lojtari e ka pranuar pas ndeshjes se këtë gjest e ka bërë vetëm me këtë qëlli
m



“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit 
është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5)

Friday 2 August 2013

Sot duke u fale namazi i Xhumase ne Xhamine e Re ne Ternoc,02.08.2013


Mos Qëndroni Pa Ujë Dhe Kalcium Në Ramazan


largea_uje1373952130Megjithëse muaji i Ramazanit tani i bie në mesin e stinës verore dhe koha e qëndrimit pa ngrënë dhe pa pirë është më e gjatë nuk duhet të harrojmë se është dhe koha më e pasur me fruta.E kemi dëgjuar shpeshherë këshillën e konsumimit të sa më shumë uji në Ramazan, por ç’bëhet me ato njerëz të cilët nuk mund të pinë shumë ujë.
Atëherë zgjidhja vjen me frutat, persona të tillë mund të konsumojnë pjepër, shalqi sepse konsumimi i tyre është një alternativë e mirë plotësimi të nevojës së trupit për ujë.
A e dini se hurma dhe kajsia, të pazëvendësueshmet e tryezës së Ramazanit janë një depozitë e mirë kalciumi. E pasur me kalcium dhe potasium hurma është një burim i mire i zëvendësimit të mineraleve të humbura me djersitjen.
Krahas kësaj edhe tek femrat të cilat shfaqet shkrirje e kockave këshillohet konsumimi i përditshëm i kosit, qumështit të shoqëruar me hurma apo kajsi.
Vlerat e larta të kalciumit janë shumë të dobishme. Mundohuni t’i konsumoni sa më shpesh mes vakteve.

Xhamia e Re në Tërnoc organizon “Mevlud” tradicional për Natën e Kadrit


mevludPër nderë të natës së Madhe të Kadrit” Lejletul Kadr” në Xhaminë e Re në Tërnoc organizohet “Mevlud” tradicional.
 Këshilli organizativ i Xhamisë së Re të Tërnoc përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër mbrëma në këtë Xhami organizohet “Mevlud” tradicional i cili do të mbahet për nderë të natës së Madhe të “Kadrit”.
Programi do të mbahet të shtunën në mbrëmje më (3 gusht) me fillim në orën 21:00 në Xhaminë e Re në Tërnoc para namazit të Teravive.
Ndaj ftohen të gjithë për pjesë marrje në këtë program kushtuar Natës së Madhe të Kadrittës së Madhe të Kadrit

Thursday 1 August 2013

Ezani i Bilallit dhe pejgamberi A S - Shumë pikëlluese

Njerëzit e dashur të Allahut

Njerëzit e dashur të Allahut

kuran
Ajeti në gjuhën arabe
وَأَحْسِنُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِين
Ajeti në gjuhën shqipe
“…dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” (Bekare, 195)
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
َ“…Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (Bekare, 222)
بَلَى مَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ وَاتَّقَى فَإِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ
“Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, Allahu i do ata që ruhen.” (Ali Imran, 76)
…وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ
“…Allahu i do durimtarët.” (Ali Imran, 146)
…وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
“…e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134)
…إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ
“…Allahu i do të drejtit.” (Maide, 42)
…وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
“…e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).” (Teube, 36)
إِنَّ رَحْمَةَ اللَّهِ قَرِيبٌ مِنَ الْمُحْسِنِينَ
“S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” (A’raf, 56)
…إِنَّ اللَّهَ لا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ
“…Allahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve.” (Teube, 120)
وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ
“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve.” (Ankebut, 69)
…إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ
“…Allahu i do ata që mbështeten.” (Ali- Imran, 159)

Fuqia e lutjes se nje nene

Shejh Al-Kalbaani, ish-imami i Qabes, në një konferencë në Londër tregoi këtë histori:
Kur ai ishte i ri, ishte një djalë shumë i keq. Ai shpesh e zemëronte nënën e tij. Por nëna e tij, Allahu e bekoftë atë, ishte një grua shumë e drejtë dhe qe e dinte fuqinë e duasë.
Ajo e bëri zakon, që në zemërimin e saj, të thoshte këtë lutje: “Allahu të udhëzoftë o bir dhe të bëftë Imam te Qabes!”

Imam Al-Kalbani na tha, “kështu që Allahu iu përgjigj lutjes së saj dhe unë shkova dhe u bëra Imami i Qabes!”
Shejh Adil Kalbani është i biri i një emigranti të varfër nga Gjiri Persik. Në një intervistë për NYTimes, Shejh Kalbani tha: “Drejtimi i namazit në Xhaminë më të Madhe është një nder i jashtëzakonshëm, i rezervuar zakonisht për arabët me gjak të pastër, nga zemra e tokës saudite.
Ai u befasua kur iu bë e ditur se Mbreti Abdullah e kishte përzgjedhur atë si Imamin e parë te zi të Qabes- shtoi ai
.

Adem Ramadani - ilahi

Erdoani – Asadit: Katil i biri i katilit!


(u186u)640x392_3162_162852
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër presidentin sirian Bashar al Asad, pasi forcat e tij besinike kryen masakra civile në qytetin veriperëndimor Bania.
Duke folur në një takim të partisë së ti në Ankara, Erdogan tha se regjimi sirian mbanë përgjegjësinë për më shumë se 70.000 viktima, shumë prej tyre fëmijë dhe gra.
Duke bërë thirrje për vëmendje për këtë çështje, Erdogan theksoi “Ju duhet të dini se çdo jetë e humbur në Siri është jeta jonë.”
Erdogan ka deklaruar se ata kanë dy zgjedhje përballë kësaj masakre: “Të largohemi nga bota dhe viktimat duke injoruar shkeljet brutale, ose tu themi ‘mjaft’ klithmave të tyre, që po vuajnë.”
“Ju Bashar al Assad, do ta paguani këtë,” tha Erdogan. “Ju mund ti vrisni foshnjet në djep me biberon në gojë, ju mund ti vrisni gratë shtatzëna, pleqtë dhe plakat, por ju kurrë nuk mund ta shuani një popull të fortë siç janë sirianët, shtoi Erdoan. Ju jeni katil, i biri i katilit, dhe do ta paguani shtrenjtë, tha mes tjerash kryeministri turk.
Retorika e kryeministrit turk ka bërë që të gjitha mediat ndërkombëtare të kthejnë vëmendjen kah deklaratat e tij, përderisa disa media turke kanë thënë se Erdoani tashmë beson se është shkelur “vija e kuqe”.

Futeni lenden fetare, shpetojeni arsimin! – Dr.Shefqet KRASNIQI


Shefqet-Krasniqi1-300x225Suksesi, fati dhe ardhmëria e një populli varet nga edukata dhe arsimimi i tij. Andaj edhe shtetet e zhvilluara dhe ato në zhvillim kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë me të madhe dhe si duhet, në fushën e arsimit dhe edukimit, për çka edhe kanë arritur atje ku janë sot.
Mirëpo, karshi gjithë këtyre zhvillimeve konstruktive nëpër botë, çfarë po ndodh në Kosovë?!
Arsimi në Kosovë ka degraduar. Reformat dhe menaxhimi kanë dështuar.
Gjithë këto e bëjnë njeriun dhe shoqërinë, jo vetëm që të zhgënjehet, por edhe e çojnë drejt kolapsit total edukativo-arsimor.
Çdo ditë e më shumë po vërtetohet ajo çka kamë thënë para disa viteve se ajo që është konceptuar t’iu servohet nxënësve si edukatë dhe etikë është e gabuar. Se në shkollat tona mund të ketë gjithçka, por jo edhe mësim e edukim të mirëfilltë. Ndonjëherë duhet të ndodhin gjëra skandaloze, që më pastaj pushtetarët ta marrin vesh seriozitetin e rrezikut të një veprimi të gabuar. Çështja është se, pas publikimit të një materiali në mediet e shkruara, në ato online përkitazi me edukatën e nxënësve nëpër shkolla, u alarmua, aq sa edhe Parlamenti vendosi të diskutojë për të.
Siç e dini, Parlamenti edhe më parë ka diskutuar për arsimin, atëherë kur vet ka vulosur këtë fat të zhvillimit kësisoji të procesit arsimor. Parlamenti i ka thënë JO lëndës fetare dhe ka shkelur mbi parimet demokratike duke ndaluar vënien e shamisë për nxënëset, pasojat e të cilave për një kohë kaq të shkurtër po i vuan vet. Parlamenti nuk po do nxënës e studentë të edukuar dhe qytetarë të ndershëm, mirëpo ai po do nxënës e student të rebeluar, arrogantë, vagabondë e injorantë.
Janë mësimet dhe filozofia e tyre ato që bartin përgjegjësinë për këtë gjendje kaotike në arsim. Atyre ende vazhdon t’iu thyhet se e kanë prejardhjen prej majmunit. E, si të kërkosh që ata të jenë të dëgjueshëm?!
Po të nderuar, kështu e ka kjo punë. “Çka të bësh, ia bën vetes”, thotë populli.
Ndërsa parlamentarët tanë janë njerëzit që më së shumti punojnë kundër vetes së tyre, sepse punojnë kundër popullit të tyre, kundër fëmijëve të tyre, kundër ardhmërisë së vendit. Nuk ka edukim me “teorinë” e Darvinit dhe “Kapitalin” e Marksit. Edukim e përparim ka kur fëmijët të lidhen me Krijuesin, kur atyre u tregohet qartë dhe drejt se nga e kanë prejardhjen, dhe se ata nuk janë nipa e stërnipa të majmunëve, por janë bijtë e Ademit dhe të Havës, janë krijuar nga balta e dheu, e natyra dhe cilësia e dheut është e butë, e qetë, stabile dhe shumë profitabile e frytdhënëse.
Duhet të binden parlamentarët tanë dhe qeveritarët e të gjithë dashamirët e shtetit e të shoqërisë, në veçanti të rinisë sonë, se e vetmja rrugë për ta përmirësuar gjendjen nëpër shkolla tona, sidomos në ato fillore e të mesme, është futja e lëndës fetare. Është mundësia për t’i lidhur njerëzit me Zotin, për t’i mësuar ata se shkolla nuk është thjesht vendtubim ku të rinjtë takohen mes vete dhe kalojnë një kohë, apo relaksohen pakëz. Por ajo është një çerdhe në të cilën nxënë dije, ngritën dhe vetëdijesohen, dhe jo vetëm kaq, por aty pajisen edhe me edukatë e kulturë. Aty formojnë personalitetin e tyre. Aty përgatiten për të qenë të vyeshëm e të dobishëm për veten e tyre, për familjen dhe për shoqërinë.
Me shkollë ata jo vetëm që fitojnëdije dhe sigurojnë një të ardhme më të mirë materiale në këtë botë, por dija është edhe ndër adhurimet, apo ibadetet më të mira e më të dashura tek Zoti. Me mësim e edukim të mirëfilltë njeriu ngritët
në një shkallë shumë të lartë edhe në botën tjetër, më lehtë fiton xhenetin. E për ta arritur tërë këtë shkallë të lartë, ata duhet ta duan dijen, ta duan shkollën me zemër, ta respektojnë mësuesin më shumë sesa prindin.
Të gjitha këto, dhe shumë të tjera, kush ua mbjell nxënësve në tru, dhe kush i bind më mirë sesa edukimi fetar? Po të kishte dobi nga teoria e majmunit e ateizmit të Marksit, do ta kishte marrë Evropa dhe Amerika dhe do ta kishin futur nëpër shkolla, mirëpo e kanë futur edukatën fetare duke ua obliguar nxënësve edhe shkuarjen nëpër kisha. Sepse që të gjithë njerëzit e dijes dhe të edukimit janë pajtuar se feja ka një ndikim të jashtëzakonshëm në intelektin e qytetarit, në veçanti të të riut. Këtë të vërtetë e mohojnë vetëm ateistët dhe bijtë e komunistëve nga trojet shqiptare, dhe pak të tjerë nga vendet tjera.
Nuk ka vend ku është futur edukata fetare e që nuk i ka dhënë frytet e saj pozitive, qoftë edhe si lëndë zgjedhore. Ta marrim si shembull Luginën e Preshevës, pasi që atje i kemi vëllezërit tanë shqiptarë që mësojnë lëndë fetare. Atje, ani pse kjo lëndë është zgjedhore, do me thënë e lirë dhe jo obligative, megjithatë, siç më thonë shokët dhe kolegët e mi mësimdhënës në ato vende, nxënësit nuk mungojnë.
Përkundrazi prezantojnë të gjithë dhe janë shumë të përkushtuar.Mbajnë qetësi dhe rrinë si njerëz, e nuk kërcejnë si majmunë!
Të nderuar, më lejoni t’ju them edhe atë se shkollat tona, përveç kësaj dukurie, janë bërë edhe çerdhe e drogës, prostuticionit, krimit, therjve me thika e deri te vrasjet me armë zjarri. Mendoj se edhe ju pajtoheni me mua lidhur me këtë kur them se është bërë vështirë të dërgohen fëmijët nëpër shkolla, ngase atje ka banda, ka kriminelë, ka arrogantë, dhe prindi si prind ka të drejtë të shqetësohet, madje shumë. Bile edhe nëse ankohet për diçka, i thuhet atij se këta janë të mitur dhe nuk i kap ligji. Me çka u japin edhe më shumë liri dhe hapësirë atyre nxënësve që të rebelohen.
Vërtet një gjendje kaosi, një gjendje e vështirë për ta definuar!
Në fund i bëj apel Ministrisë së Arsimit që, sa më parë që është e mundur, ta fusë lëndën fetare nëpër shkolla, qoftë edhe si lëndë zgjedhore. Bile fillimisht qoftë edhe si test nëpër disa shkolla, apo në disa komuna, për ta provuar e testuar, nëse funksionon, atëherë t’iu bashkohen edhe komunat tjera, po nëse jo, le ta lënë huq krejt, ani
pse unë nuk dyshoj fare në sukses.
Allahu e drejtoftë këtë shoqëri dhe na e ruajttë këtë rini. Amin, dhe deri në javën e ardhme, selam alejkum.