Thursday 26 September 2013

LUTJE PËR HAXHILERËT E LUGINËS


mecca_saudi-arabia_01Në organizim të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), nesër pas Namazit të Xhumasë në Xhaminë e Re, në Tërnoc, mbahet solemnisht “Duaja e Haxhilerëve të Luginës së Preshevës“ .
BIPMB-ja, me këtë rast fton të gjithë haxhilerët e Luginës së Preshevës, përveç atyre që udhëtojnë të marrin pjesë nën organizimin e këtij institucioni, gjithashtu ftohen të marrin pjesë edhe ata që shkojnë privat, nëpërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe të Meshehatit të Serbisë.
Lutja do të bëhet pas Namazit të Xhumasë .
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizon haxhin për qytetarët e Luginës, që nga viti 2005 dhe është e pranuar në Ministrinë e Haxhit dhe i posedon kvotat e e saj, Njofton Qendra e BIPMB-së.