Sunday 28 July 2013

Gold AG me ilahi, “Më fal o Allah”

Gold Ag "ME fal o allah"

Dashuria dhe devotshmëria ndaj fesë islame ka bërë që këngëtari preshevar Arian Agushi apo siç e njohin të gjithë si Gold Ag të realizoj një ilahi.
Kolazhi që mbanë titullin “Më fal o Allah” është duet me hoxhë Avdush Krosa dhe i referohet konsumimit të alkoolit, ku këngëtari me anë të kësaj ilahie ka dashur të tregoj pasojat që mund të sjellë alkooli.
“Për fat të keq konsumimi i alkoolit tek shoqëria jonë është mjaftë e pranishme dhe kështu që kam dashur që me anë të kësaj ilahie të përçoj një mesazh tek të gjithë ata të cilët e konsumojnë alkoolin. Kjo është ilahia e parë në bashkëpunim me hoxhë Avdush Krosa dhe besoj që do ta pëlqejnë të gjithë”, ka thënë ai për “Zëri”.
Ilahia “Më falë o Allah” do të plasohet të dielën mbrëma pikërisht në ditëlindjen e Gold AG dhe është e edituar nga produksioni “Emra Com. Ariani pranon se është një besimtarë i devotshëm, por vazhdon ta mundoj fakti se në trupin e tij ndodhen disa tatuazhe të cilat duhet t’i largoj vetëm me ndërhyrje kirurgjikale.
“Tatuazhet i kam bërë para shumë vitesh, ka qenë diku viti 2005 apo 2006 dhe për faktin se ato ndalohen në fenë islame, kam vendosur ti heqë, por këtë mund ta bëjë vetëm me ndërhyrje kirurgjike me laser. Por megjithatë unë me zemër jam i lidhur për fenë time myslimane dhe jam penduar për këto tatuazhe që i kam bërë dhe vazhdimisht pendohem te Allahu. E di se bëhen shumë thashetheme për këto tatuazhe që i kam, por me kalimin e kohës do t’i mënjanoj”, thotë ai.
Pas kësaj ilahie Ariani gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit nuk do të plasoj ndonjë këngë tjetër për shkak të përkushtimit edhe obligimeve ndaj këtij muaji. Ndërkaq pohon se e presin edhe shumë projekte të reja dhe bashkëpunime të radhës

No comments:

Post a Comment