Tuesday 15 October 2013

Urime festa e Kurban Bajramit te gjithe muslimaneve ku do qe jan


- Sot, është festa e kurban Bajramit e cila vjen menjëherë pas kryerjes së kushtit të pestë të Islamit–haxhit.

- Kjo, festë na simbolizon përkujtimin e e vlerave më të shtrenjta që duhet të flijohen dhe sakrifikohen për dashurin e Allahut dhe njerëzimit pa dallim të përkatësisë fetar,nacionale dhe njerëzore.

- Kurban Bajrami është përplot porosi , rregulla e këshilla të cilat i japin një mision të vecantë shpirtëror dhe social

- Prerja e kurbaneve është një prej ibadeteve të All-llahut që bëjnë haxhinjtë në Mekke si dhe besimtarët e tjerë në vendet ku jetojnë myslimanët, me anë të të cilëve ata që prejnë kurbane i afrohen All –llahut të Madhërishëm si dhe afrohen zemrat e besimtarëve.

Dëshmia e prerjes së kurbanit na bën t`i jemi mirënjohës All-llahut , i cili na dhuroi mundësinë që ta bëjmë atë. E kjo na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm, të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe. 

Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ngjarjet për rreth nesh na mësojnë se në botën plot rreziqe, në të cilën jetojmë , vetëm ata që janë të vendosur të flijohen mund të mbijetojnë.


No comments:

Post a Comment