Wednesday 16 October 2013

XHAMIA“BALLAKAN” NGA MYNIHU DHE QENDRA ISLAME SHQIPTARE NGA SHTUTGARDI THERRIN KURBANË NË LUGINË

XHAMIA“BALLAKAN” NGA MYNIHU DHE QENDRA ISLAME SHQIPTARE NGA SHTUTGARDI THERRIN KURBANË NË LUGINË

4

Edhe këtë vit Xhemati i Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë, dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) kanë ndihmuar familjet e varfura duke i grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanave për Luginën e Preshevës e që therjen e tyre ia ka besuar Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti”.
Ky është viti i gjashtë me radhë që Xhemati i Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë, dhe viti i dytë i Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) të cilët kanë tubuar paratë për therrjen e Kurbanëve për komunën e Bujanocit dhe të Preshevës.
Duke iu falënderuar Xhematit të Xhamisë “Ballkan” dhe Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi, në Luginë të Preshevës janë therrur 105 Kurbanë, dhe mishi iu është shpërndarë kryesisht familjeve të varfura të cilave sadopak iu është zbutur gjendja në festën e Kurban Bajramit, ka thënë Rijad Demiri, Kryetar i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti”.
Serioziteti në punë i të gjthë aktivistëve të shoqatës ka bërë që këto dy qendra therjen e Kurbanëve të ua besojnë Horizontit ka thëne ai.
Ndërkohë edhe banorët e fshatrave të komunës së Bujanocit dhe ata të Preshevës kanë falënderuar shoqtën horizonti për për kujdesin që po e bënë ndaj tyre. Ata kanë thënë se therrja e kurbaneve është një aksion dhe organizim shumë i qëlluar nga këta njerëz bujarë duke marr parasysh nevojën e madhe në trevat shqiptare
7
 Nazmi Duraku anëtar i kryesisë së Bashkësisë Lokale të fshatit Breznicë ka falënderuar Organizatën Humanitare “Horizonit” që kanë menduar për skamnorët e Luginës sidomos të fshatit Breznicë që të marrin këto ndihma. Duraku ka thënë se Horizonti është e vetmja shoqatë e cila vepron në këtë mënyrë.
Ndërkohë edhe banorët e fshatrave tjerë të komunës së Bujanocit dhe ata të Preshevës kanë falënderuar Xhematin e Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe Xhematin e Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) për therjen e Kurbanave në këto troje duke shpresuar që edhe viteve të ardhëshme familjeve skamnore ti dalin në ndihmë njerëzit e vullnetit të mirë.
Për herë të 6 therjen Kurbaneve për Luginë të Preshevës po e financon Xhamia “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë e cila këtë vitë ka sjellur 70 kurbanë dhe për herë të dytë Xhemati i Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi që këtë vit kanë sjellur 35 kurbanë, duke ia besuar Organizatës Kulturore e Humanitare “Horizonti” e cila ka therrur 111 kurbanë në Luginën e Preshevës.(BujanociNet)
1
2dsh (2)Marrur nga BujanociNet
 

No comments:

Post a Comment