Erdoan kercnon me publikimin e identitetit te shtetit Islam
Bombën të cilën e eksplodoi Erdogani në fjalimin e tij mbi tre orë në konferencën e katërtë të partisë në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, i befasoi të pranishmit dhe botën me shfaqjen për herë të parë të identitetit të tij islam dhe sulmin mbi Partinë Popullore Republikane, të cilën e themeloi Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë moderne, duke thënë:
“Ka të rinj nën të njëzetat ose mbi to të cilët nuk e dinë se çfarë lufte përjetoi populli ndaj vlerave dhe kulteve të tyre.
Vlerat e këtij populli dhe kultet e tij u luftuan në dyzetvjeçarin e shekullit të kaluar, u mbyllën dyert e xhamive dhe u shndërruan në muze e ferma për kafshë. Nga Partia Popullore Republikane ekzistuese u ndalua mësimi i Kur’anit, duke e ndarë popullin në dysh: përkrahës dhe kundërshtarë.
A e dini se Partia Popullore Republikane na kërcënon sot, edhe pse kemi 335 ulëse në Parlament duke na thënë: a dëshironi që ta keni fundin si të Adnan Menderesit ?!
Ne i njohim të gjithë ata, e edhe të kaluarën e tyre. Populli qau kur Adnan Menderesi e ktheu ezanin pasi që ata e kishin ndaluar për dhjetëra vite me radhë. Ne jemi popull mysliman, kurse vendet e tjera islamike janë duke folur rreth eksperiencës turke. Përvoja jonë i ka tejkaluar kufijtë e vendit tonë. Ne do ti hapim shkollat “Imam Hatib“ (shkolla fetare sh.p.), të cilat ata i mbyllën, derisa njerëzit të fillojnë ta mësojnë Kur’anin dhe Historinë Profetike. Ia lejuam vajzave tona të mbuluara që të hyjnë në shkolla dhe do të vazhdojmë t’ia sigurojmë qytetarëve të gjitha të drejtat e tyre.
Ne po e gjallërojmë njeriun që ta gjallërojmë shtetin, sepse shteti nuk e ka legjitimitetin e tij për derisa nuk mbështetet në popullin, ndërsa shtet madhështorë është ai i cili ua zgjat dorën popullit të tij dhe rrënjosë drejtësinë. Ne do të përpiqemi t’ia sigurojmë qytetarëve të drejtat e tyre themelore.
Nuk do ta bëjmë asnjë veprim i cili bie ndesh me natyrën e njeriut. Ne do të përpiqemi që ta zbatojmë idenë e qytetarit të barabartë. Nuk do të lejojmë që të praktikohet radikalizmi etnik ose fetar, ne jemi kundër çdo forme të diskriminimit dhe besojmë se Turqia e fuqishme është ajo e cila i pranon të gjitha identitetet. I kemi respektuar të gjithë qytetarët dhe bindjet e tyre duke mos ndërhy në çështjet e tyre private apo mënyrën e jetesës së tyre përgjatë këtyre dhjet viteve, kemi qenë kundër dominimit të shumicës ndaj pakicës, por njëkohësisht e refuzojmë dominimin e pakicës ndaj shumicës”
Ndoshta këto fjalë populli turk dhe bota mbar i ka dëgjuar për herë të parë me këtë qartësi, dhe sikur Erdogani po i tejkalon kufijtë e të folurit për shtetit laik, duke përforcuar konceptin e shtetit islam, popullit musliman dhe persekutimin të cilin e përjetoi populli që nga shkëputja e tij prej identitetit dhe fesë së tij, dhe shtoi:
“Nuk kemi ardhur që të jemi zotërinj të këtij populli, por ne erdhëm që të jemi shërbëtor ndaj tij, për këtë e rishikuam atë që e vepruam përgjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, për t’i parë arritjet dhe ato që nuk kemi mundur t’i realizojmë. Obligimi i jonë si popull është që ta vazhdojmë atë që e filluan gjyshërit tanë hipur mbi kuaj, ne po parashikojmë që të bëhet Turqia një prej dhjetë ekonomive më të fuqishme botërore, ndërkohë që përgjatë këtyre dhjet viteve ka arritë të bëhet një prej vendeve në zhvillim e sipër.”
Nuk u ndal Erdogani në kufijtë e retorikës emocionale, me të cilat i pushtoi mendjet dhe zemrat e milionave të cilët e përkrahnin, por foli për vendime të rëndësishme të cilat do ta ndryshojnë pamjen e politikës së Turqisë në të ardhmen, e shpalosi vizionin për dhjetë vitet e ardhshme për Turqinë, deri më 2023-në, i cili i përmban gjashtëdhjetë e dy objektiva. Më e rëndësishmja e tyre është: Ripërcaktimi i funksionit të forcave të armatosura dhe policisë nën mbikëqyrjen e një organi të lartë të pavarur dhe ndryshimin e sistemit qeverisës në sistem presidencial apo gjysmë-presidencial.
Ai la të kuptohej se ai do të kandidojë për president dhe që të përfitoj kurdët dhe ta përfshijë Partinë e Punëtorëve Kurde, qëllimisht e përdori gjuhën kurde, siç ua lejoi punëtorëve të administratës publike, të cilët nuk kishin të drejtë të inkuadrohen në ndonjë parti politike ta ushtrojnë veprimin e tyre partiak dhe politik. Në këtë mënyrë forcën numerike të partisë së tij mund të dyfishohet, e cila arrin shtatë milion anëtarë dhe përfaqëson 15 % të fuqisë zgjedhore në vend.
Pastaj prezantoi listën e gjatë të arritjeve të cilat i realizoi gjatë dhjet viteve duke i bashkangjitur shifra dhe statistika, e më pas mori leje nga partia e tij që të kandidoj për president për mandatin e fundit, në pajtim me ligjin e partisë.
Erdogan e mbylli fjalimin e tij lamtumirës duke thënë: “Lus të gjithë ata të cilëve ua kam shkelur të drejtat e tyre apo i kam lënduar që të më falin mua.”
Këtë diskurs, me të gjitha hollësitë e tij, e konsideroj një prej fjalimeve të cilat duhet të studiohen në akademitë e lidershipit dhe artit të udhëheqjes, si nga elokuenca, performanca dhe ndezja e emocioneve të pjesëmarrësve, edhe pse ishte e gjatë tre orë
.
.
No comments:
Post a Comment