Shkrimi i Kuranit
Mënyra e dytë e receptimit të Kur’anit është të shkruarit e Kur’anit. Edhepse të shkruarit nuk ishte i përhapur ndër popujt e Arabisë në kohë e Profetit, kishte njerëz që dinin të shkruanin.Vetë Profeti u përpoq shum që të nxiste muslimanët të mësonin shkrim-leximin.Përcillet se disa Kurejsh të zënë rob në luftën e Bedrit, e rifituan lirinë pasi mësuan disa muslimanë artin e të shkruarit.[1]
Me shkrimin e Kur’anit është vepruar me përgjegjësi të madhe.Profeti i kishte shkruesit e posaqëm.Disa prej tyre ishin për atë që t’i shkruanin ajetet dhe suret Kur’anore kur të shpallen ndërsa disa të tjerë shkruanin letrat e Profetit të cilat ua dërgonte në formë thirrjeje në islam personave të caktuar dhe sunduesve të jashtëm.[2]
Në atë kohë ndër arab nuk prodhohej letra, por ajo prodhohej me pakicë tek bizantinët dhe persianët e që nuk ishte aq e përhapur, prandaj Kur’anin e shkruanin në lëvore të drurit, hurmës, në rrasa të holla gurësh, në lëkura të kafshëve, në gjethe dhe në eshtra shpatuk të gjerë.[3]
Duke marrë parasysh shkrimin e Kur’anit dhe përparimin e formës së tij, këtë periudhë mund ta ndajmë ne disa tërësi:
a)shkrimi i Kur’ait gjatë kohës së Muhammedit a.s
b)zanafilla e Mus’hafit gjatë kohës së Ebu Bekrit
c)kodifikimi në kohën e Uthman ibn Affanit dhe shumëzimi në disa ekzemplarë
ç)përmirësimet ortografike gjatë kohës së Muaviut dhe puna e Ebul-Esved ed-Dueliut
d)shenjat diakritike të Nasr ibn Asim el-Lejthiut
dh)përmirësimet ortografike të Halil ibn Ahmedit[4]
Shkrimi i Kur’ait gjatë kohës së Muhammedit a.s
Nuk ka dyshim se Kur’ani nuk është përcjellë vetëm gojarisht nga gjithë ata musliman që ësuan pjesë të ndryshme të tij, por ai u shkrua gjithashtu gjatë jetës së Profetit.Dëshmi për këtë është rrëfimi i njohur për bisdën e Omerit kur e pranoi islamin, pastaj kur njerëzit shkonin në Medine për të mësuar rreth islamit, atyre u jepeshin kopje të kapitujve të Kur’anit, libri të cilin Profeti e shkroi për Abdullah ibn Hazmin që askush të mos e prek Kur’anin përveq të pastërve etj.[5]
Mund të veçohen masat të cilat vërtetojnë shkrimin e shpalljes gjatë kohës së Profetit:
-Shpallja shkruhej që në ditët e para të thirrjes së Muhammedit a.s
-Profeti kishte në Medinë disa persona që shkruanin shpalljen sapo ajo zbriste
-Shkruesit i drejtonte vetë Profeti se ku duhej të vedosnin ajetet e zbritura, duke përcaktuar kështu renditjen dhe kompozimin e lëndës
-Kjo renditje dhe kompozimi njiheshin mirë nga muslimanët dhe ruheshin me rreptësi nga ta
-Engjëlli Xhibril e përsëriste ç’do vit shpalljen bashkë me Muhammedin a.s në ramazan, ndërsa vitin kur viq Profeti e përsëriti dy herë.[6]
Kur’ani në tërësi u shkruajt dhe u tubua në kujtesë gjatë kohës së Muhammedit a.s , por nuk u tubua në një vend ngase:
-Shpallja e Kur’anit nuk kishte përfunduar
-Radhitja e sureve dhe e ajeteve nuk bëhej sipas zbritjes së tyre sepse kan zbritur ajete në fund të shpalljes kurse radhitja e tyre duhej bërë në suret e shpallura më herët
-Koha prej zbritjes së fundit dhe ndërrimit të jetës së Profetit ishte shum e shkurtë, andaj nuk pati mundësi të tubohej.[7]
Zanafilla e Mus’hafit gjatë kohës së Ebu Bekrit
Zanafilla e Mus’hafit gjatë kohës së Ebu Bekrit , është njëra ndër konstantet më të rëndësishme të historisë së shkruar të Kur’anit.Ekzemplarët privat të Kur’anit nuk shërbenin si ekzemplarë zyrtarë për tërë bashkësinë islame.Kur’ani deri në atë kohë me shumicë është mësuar përmendësh dhe problemet e recitimit të cilat do të paraqiten pas internacionalizimit të Kur’anit atëbotë nuk ekzistonin.Mirëpo, në periudhën e parë u shfaq një problem krejt tjetër , shkëputja e shum fiseve të cilat nuk i nënshtroheshin më pushtetit në Medinë pati pasoja fatale, në luftërat që zhvilloi Medineja kundër kryengritësve u vranë shum “haviza”.Vitin e dymbëdhjetë hixhrij, në betejën me rebelët, munafikët e islamit nën udhëheqjen e Musejleme Kedhabit “profetit të rrejshëm”, u vranë në Jemame 70 haviza.Nga frika se po humbnin ruajtësit e Kur’anit dhe po vihej në pikëpytje autenticiteti i Kur’anit , Omer ibn El-Hattabi reagoi dhe i’a tërhoqi vërejtjen udhëheqësit të muslimanëve Ebu Bekrit që Kur’ani të tubohet në një ekzemplarë zyrtarë në mënyrë që të ruhej në formën e shkruar.[8]
Ebu Bekri në fillim ishte i hamendur ngase frikësohej se mos bënte diq që nuk kishte vepruar Profeti mirëpo më vonë u pajtua dhe për ta bërë një gjë të tillë e angazhoi shkruesin më besnik te Profetit Zejd ibn Thabitin.Ai tubim dhe ai shkrim i saktë i tërë Kur’anit u ruajt tek Ebu Bekri, pas vdekjes së tij tek Omeri dhe pas Omerit tek gruaja e Profetit Hafseja, bija e Omerit.[9]
Kodifikimi në kohën e Uthmanit ibn Affanit dhe shumëzimi në disa ekzemplarë
Me internacionalizimin gradual të islamit, me hyrjen në islam të viseve persiane, irakiane, siriane etj, është ndier problemi i recitimit të drejtë të Kur’anit në përgjithësi e posaqërisht në namaz.Kjo i ka shtyrë që të bëhet recensioni dhe shumëzimi i Mus’hafit, përkatësisht kodifikimi i Kur’ani nga ana e udhëheqësit të tretë të muslimanëve,Uthman ibn Affanit.[10]
Derdhja e elementit të ri në islam shpesh edhe jo arab, ishte shkak i drejtëpërdrejtë që t’i hyhej një pune shum me përgjegjësi, kodifikimit dhe shumëzimit të Mus’afit.Gjatë kohës së udhëheqësit Uthman është pushtuar Armenia dhe Azerbejxhani.Në këtë betejë morri pjesë edhe Hudhejfe ibn Jeman, shok i Profetit a.s,i cili ka vërejtur se atje shum njerëz konfrontoheshin për mënyrën e leximit të Kur’anit,gjë që shpiente deri në kundërthënie,konflikte dhe parregullsi.Kjo preku shum Hudhejfen, andaj që kur erdhi në Medine i tha Uthmanit:”Ndihmoje këtë popull para se të vijë ndarja në mes tyre për shkak të librit siç ka ndodhur në mes ebrejve dhe krishterëve”.Atëherë Uthmani i kërkoi Hafses ekzemplarin e Kur’anit që ishte përshkruar gjatë kohës së Ebu Bekrit.[11]
Udhëheqësi i tretë, Uthmani caktoi edhe komisionin për këtë shumëzim dhe kodifikim, të cilin e përbënin:
1.Zejd ibn Thabit
2.Abdullah ibn Zubejri
3.Seid ibn Asi
4.Abdurrahman ibn Harith ibn Hasim[12]
Kjo punë u krye dhe u përshkruan disa ekzemplarë e u dërguan nëpër krahina.Të ndryshme janë transetimet për atë se në sa kopje ka urdhëruar Uhmani që të përshkruhet Kur’ani.Ebu Amr ed-Dani në veprën e tij “El-Mukni” pohon se shumica e dijetarëve flasin mbi katër kopje të cilat u dërguan në Kufe, Basra, Siri dhe Medine.Transmetimet tjera flasin se janë shtatë kopje të këtij Mus’hafi të cilat janë dërguar në Mekke, Basra, Kufe, Siri, Jemen, Bahrejn dhe Medine.[13]
Kur arritën ekzemplarët e Kur’anit të cilët ishin dërguar nëpër krahinat islame erdhi deri te përhapja e shpejt e Kur’anit.”Pas kësaj, përshkrimi i mus’hafit thotë Hanxhiqi, me tërë hovin e vetë përhapet aq shumë sa që në betejën e Siffinit kur ushtria e Muaviut bëri mashtrimin e njohur dhe i ngriti mus’hafët mbi shtiza duke thirrur:”Le të na gjykoj Libri i Zotit!”,kishte rreth pesëqind mus’hafë të ngritur.[14]
Vlenë të theksohet se kopjet e Mus’hafeve te Uthmanit sot thuajse nuk gjenden të ruajtura askund.Supozohet se dikush nga muslimanët viteve të fundit paska hasur në një Mus’haf në një muze të Rusisë dhe paska deklaruar se daton nga koha e Uthmanit.Thuhet se poashtu , një kopje e tij gjendet në Angli, të dhëna këto jo të verifikuara.[15]
Uthmani me veprimin e ti historik arrin t’i ndërprejë përgjithmonë kundërshtimet e lexuesve të Kur’anit dhe ta mbrojë atë nga ç’do ndryshim eventual, qoftë ai përmes shtimit të ndonjë fjale, apo përmes ndryshimit të kuptimit origjinal etj.[16]
Procesi i përsosjes së shkrimit Kur’anor
Procesi i përsosjes së shkrimit Kur’anor ka shkuar disa hapa përpara.Nxënësi i Ed-Dueliut – Nasr ibn Asim el-Lejthiu praktikisht është i pari i cili bëri reformë në shkrimin e konsonanteve Kur’anore e me këtë edhe të konsonanteve të gjuhës arabe në përgjithësi.[17]
Për t’u dalluar shkronja K prej shkronjës F, El-Lejthiu e shënoi me pika të posaqme.Diku kjo ishte mbi shkrojë, e diku dy ose tri pika.Kështu janë diferencuar format e harfeve dhe nuk ka ardhur deri te gabimet e shpeshta në lexim.Merita të konsiderueshme për këtë reformë ka edhe jahja ibn Ja’mer.[18]
Me këtë reformë konsonantet e Kur’anit do të shkruhet në mënyrë më precize, kurse forma e shkrimit do të ndryshohet.Megjithatë sikur që nuk e ndryshoi Kur’ain shkrimi i shenjave pa vokale, poashtu as këto ndërrime nuk do ta ndryshojnë.[19]
Përmirësimet ortografike të Halil ibn Ahmedit gjthashtu janë të rëdësishme si kaptinë në historinë e Kur’anit dhe kontribut i konsiderueshëm në përmirësimin e formës së shkrimit Kur’anorë.Pra, pikat në funskion të vokaleve që i ka praktikuar Ed-Dueliu dhe pikat në funksion të shenjave diakritike të konsonanteve që i përdori El-Lejthiu, nuk ishin të mjaftueshme që në ç’do situatë pa gabim të lexohet teksti Kur’anorë.Shkak për këtë janë, sipas të gjitha gjasave, vetë pikat, sepse lexuesit jo të shkathtë të Kur’anit dhe atij i cili nuk është haviz i shkaktojnë vështirësi që t’i dallojë se cilat pika janë në funksion të shenjave diakritike të konsonanteve.[20]
Kështu kryesisht është përsosur shkrimi Kur’anorë i cili mundëson që sa më besnikërisht të lexohen kiraetet e lejuara të Kur’anit.Natyrisht, dallimet mes kiraeteve edhe më tutje kanë mbetur, e kjo ishte shkak që asnjëherë nuk ishte fituar një shkrim monolit i Kur’anit.Atë edhe nuk mund ta fitojmë sepse Kur’ani që nga fillimi ka mundur të lexohet në disa mënyra e që asnjëra prej tyre të mos e lëndojë cilësinë e tij Hyjnore.
No comments:
Post a Comment