Wednesday, 24 July 2013

Myslimanët e Ballkanit agjërojnë më së paku në botëm islame



Myslimanët e Ballkanit agjërojnë më së paku në botëm islame
Gjatë muajit të Ramazanit, muajit më të ndritshëm islam, në të cilën myslimanët agjërojnë gjatë tërë muajit, gazetarët e agjencisë Anadolia kanë bë një hulumtim për të zbuluar se cilat popuj më së shumti agjërojnë nëpër botë.

Sipas rezultateve të fundit të Insitutit "Pew", e cila ka hulumtuar këtë vit, muslimanët që jetojnë në Ballkan janë grupa e myslimanëve në botë që agjërojnë më së paku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ky hulumtim, nga shtetet e Ballkanit ku jetojnë numër më i madh i myslimanëve, në Shqipëri agjërohet më së paku, vetëm 44% e popullatës agjëron gjatë muajit të Ramazanit.

Pas Shqipërisë, vjen Bosna dhe Hercegovina, ku 75% e myslimanëve agjërojnë muajin e Ramazanit, pastaj radhitet Kosova, ku 76% e popullatës agjëron.

Gjithashtu, në vendet tjera të botës, ku popullsia myslimane është me shumicë, ata që agjërojnë më së paku janë myslimanët e Kazakstanit me 30%, pastaj radhitet Azerbaixhani me 43%, Uzbekistani me 50%, Kirgistani me 53% dhe Kongo me 69%.

Nga ana tjetër, numri më i madh i atyre që agjërojnë janë në Tajlan, ku pothuaj se e tërë popullata agjëron, si dhe në Kamerun, Indonezi dhe Malejzi.

Pastaj radhitet Maroko me 98% e Çadi e Senegali me 97%/

Gjitashtu, në shtetet tjera si Afganistan agjërojnë rreth 96% e popullsisë, Etiopi dhe Keni, ndërsa në Egjipt e Turqi është 95% e popullatës që agjërojnë.

Sipas hulumtimit të insititutit Pew, 77% e amerikanëve mysliman janë deklaruar se agjërimi gjatë Ramazanit është shumë i rëndësishëm si pjesë e jetës shoqërore dhe fetare.

Rezultatet e hulumtimeve të Pew që janë bër në 38.000 persona të fesë islame në 39 shtete tregojnë se 93% e myslimanëve agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas Pew, 63% e myslimanëve në botë falet 5 herë në ditë, ndërsa 9% e tyre kanë kryer haxhillëkun në Mekë.

Duke i shikuar në bazë të regjineve, numri më i madh i myslimanëve në botë që agjërojnë janë në Azinë juglindore, kur 99% e popullatës myslimane agjëron në Ramazan.

Pastaj vjen Azia jugore me 96%, Lindja e afërt dhe Afrika Veriore me 93%, Afrika e Saharës me 91%, Evropa dhe Evropa Jugore me 62% ndërsa në vendin e fundit gjendet Azia Qendrore me 58%. 

No comments:

Post a Comment