Wednesday, 31 July 2013

Mesoni se kush eshte 121 vjeçari qe falet dhe agjeron!

Mesoni se kush eshte 121 vjeçari qe falet dhe agjeron!


Ky është një tregim për plakun turk që është i lindur në vitin 01.07.1892, por që edhe sot e kësaj dite e kryen obligimn e agjërimit.
Në bisedën për agjencinë Anadolia, Hasan Gazer (121), i cili jeton në lagjen Ulus të qytetit turk Sirt, tregon se ka pesë djemë dhe dhe pesë vajza 213 nipëra, stërnipëra dhe stërstërnipëra numrin e të cilëve nuk e di as vetë, njofton portali “Islamski centar”. 

Gezeri i cili për momentin jeton me djalin më të vogël Abdullahun, i cili ka shtatëdhjetë vjet, i kryen në mënyrë të pavarur të gjitha obligimet dhe nevojat e tij, ndërsa edhe përkundër viteve, pa vështirësi e agjëron edhe Ramazanin.
Gezeri, është i lindur në fshatin Eruh dhe tërë jetën e tij e ka kaluar si çoban në kërkim të kullotave më të mira për bagëtinë e tij.
“Ishin në fshatm e tani jemi në qytet dhe e shitëm gjithë bagëtinë. Jemi të mbyllur në mure të qeta të zhurmës së qytetit dhe e presim fundin e jetës. E kam të vështirë t’i kujtoj ndodhitë e shekujve të kaluar, por e di se jam rritur në varfëri dhe kam bërë punë të rënda fizike. Jetën e kalova duke i ushqyer bagëtinë dhe duke mbijetuar në natyrë dhe me begatitë e saj. Për jetën time të gjatë me siguri merita kanë, gruri, elbi, misri dhe djathi. Gjithmonë kam pirë shumë qumësht. Jeta e sotme aspak nuk më pëlqen. Dëshiroj ta kthej kohën e mëparshme”, thotë plaku Gezer.
Ky është edhe një shembull i rrallë për jetëgjatësi, ndërsa sipas të dhënave jozyrtare në Wikipedia, njeriu më i vjetër në botë, kinezi Li Çing-Juen (197) ka jetuar në periudhën 1736-1933, ndërsa i dyti në listë është turku Zara Aga (157) nga Bitlisi, i cili ka jetuar në periudhën 1777-1934.
Nga ana tjetër, njeriu më i vjetër sipas Librit të rekordeve të Ginisit është Kireomon Kimura (116) nga Japonia, i cili vdiq në qershor të këtij viti.

No comments:

Post a Comment