Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti”, e cila ka treguar suksese të jashtëzakonëshme në aspektin humanitarë, kulturorë dhe në fushën e informimit, ky emër tashmë është bërë i njohur edhe jashtë Luginës.
Persona të ndryshëm bëmirës, të cilët vendosin që të japin ndihma, këto ndihma ata ia besojnë Horizontit, organizatë kjo e cila deri më tash mbase e vetmja në komunën e Bujanocit e cila me shumë sukses ka arritur të shpërndajë ndihma për skamnorë. Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti”, në aspektin humanitarë, vitin e kaluar ka arritur të shpërndajë, mish të Kurbanit në rreth 500 familje në Luginë të Preshevës, donacion ky që ia kanë besuar, dy qendrat Islame nga Gjermania, Xhamia “Ballkan” nga Mynihu dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach). Horizonti ka arritur që gjatë festës së Bajramit të vogël, ka qenë organizata e vetme në Bujanoc e cila ka shpërndarë ndihma ushqimore në 25 familje me kushte të skajshme të varfërisë të cilave familje ua ka mbushur sofrën në festën e Bajramit. Horizonti duke vazhduar me aksionet e saja humanitare, gjithmonë për familjet me kushte të vështira financiare, vitin e kaluar gjatë sezonit të ftohtë të dimrit, ka arritur të sigurojë 100 pako me veshmbathje, të cilat i ka shpërndarë familjeve me nevoja. Aksioni i fundit i Horizontit, i cili edhe njëherë tregonë se kjo Organizatë ka besimin e popullatës, në fillim të qershorit të këtij vt(2013), kur një person me prejardhje nga komuna e Bujanocit por që tashmë jeton dhe vepronë në Turqi, vendsoi që mjetet finansiare që i kishte paraparë për të varfurit t’ia besoj Horizontit. Kryesia e Organizatës e ka vlerësuar shumë këtë besim dhe ka vendosur që ato mjete ti shpërndajë familjeve që vërtetë kanë nevojë. Njëra ndër familjet që Horizonti i ndau ndihma është edhe e vetmuara Fetije Zulfiu, e cila më shumë se kush do tjetër ka nevojë për ndihmë. Horizonti është e vetmja organizatë e cila e ka ndihmuar me mjete finansire këtë grua në nevoja e të lënë pas dore. Këto janë vetëm disa nga aksionet humanitare të cilat Horizonti i ka realizuar për një periudhë shumë të shkurtër. Ndërkohë kjo organizatë ka realizuar dhe një sërë projektesh me rëndësi për popullatën e komunës së Bujanocit e veçanrisht për rininë e kësaj treve. Vlenë të theksohet, se të gjith donatorët e huaj dhe ata vendor, të jenë të kujdeshëm në ndarjen e projekteve duke mos krahasuar organizatat të cilët egzistojnë vetëm në letër me ato që kanë realizuar një sërë aktivitetesh me rëndësi për popullatën e këtushme. Në teritorrin e komunës së Bujanocit egzitojnë shumë organizata të regjistruara por janë të pakta ato të cilat kryejnë aktivitete. Ndërkaq, Horizonti, është në përgaditjen e projektit humanitarë të radhës i cili shumë shpejtë do të jetë i njohur për opinionin. /BujanociNet/
No comments:
Post a Comment